Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja, u shpreh se vrasjet e 21 janarit ende nuk janë zbardhur, ndërsa shtoi se ato ishin vrasje në bashkëpunim. Sipas Manjës, nëse zyrtarë të lartë politik janë implikuar çështjen duhet ta marrë në shqyrtim SPAK.
‘Çështja e 21 janarit është ende e pazbardhur. 21 janari sapo është hapur. Është vrasje në bashkëpunim. Kushdo mund ta kishte vrarë. Kanë përgjegjësi të reagojnë bashkë me ne për atë që dëgjuan sot. Është një debat, duhet të kërkojnë të gjithë ne emër të drejtësisë të zbardhet 21 janari. Këto të gjitha do të duhet që ti hetojë drejtësia. Do të duhet të ketë një vendimmarrje e cila do të duhet ta vërë gishtin mbi plagë. Nëse zyrtarë të lartë politik dalin të implikuar çështja duhet ti shkojë SPAK. Unë se mendoj dot se ish-komandanti ka vepruar në kokën e vet, kur dihet që në godinë kanë qenë zyrtarët me të lartë ët shtetit Berisha dhe Basha. Kjo ngjarje do të duhet të hetohet me gjithë dimensionin e vet. U tentua që të vritet shpirti i protestës në këtë vend. Ne i kemi dhënë jetë protestave në këtë vend. Kur kam dëgjuar sot atë audiopërgjim, më është kujtuar vetja se viktimë e atij urdhri mund të ishte kushdo prej nesh.’- u shpreh Manja.