Marsida Koni, një pianiste simpatike dhe e suksesshme, e mirënjohur në muzikën ndërkombëtare, ka promovuar albumin e saj të fundit në Akademinë e Shkencave në bashkëpunim me Albanian Exellence.
Anëtare nderi e Albanian Exellence, Marsida Koni ka interpretuar nga albumi i saj ‘’Albanian Piano Music’’për faqen internet Musicweb International e rrethuar me muzikantë të njohur, miq të saj si dhe me tingujt e mrekullueshëm të pianos.
Ajo vjen nga një shtëpi diskografike nga më të njohurat dhe më të rëndësishmet ‘’Brillian Classics’’ dhe do të promovohet në 40 vende të botës.
E vlerësuar nga kritika botërore ajo vjen në bashkëpunim me Akademinë e Shkencave në Tiranë, me promovimin e kësaj CD për faqen Musicweb Inernational.7.
Në lidhje me albumin e saj, ka dalë në shtyp dhe shkrimi i recencistit dhe kritikut të artit britanik Philip R. Butall, ku ndër të tjera shkruan se ‘’Marsida Koni duket se është shpërndarja ideale për këtë muzikë’’.
‘’Ajo ndjehet komode si në pjesët nostalgjike ashtu edhe në ato romantike, duke mos zvogëluar apo thjeshtëzuar kurrë asgjë dhe me një teknikë të aftë për të luajtur ato pasazhe të Virtuozitetit Lisztian me një vetëbesim të madh.’’
Kurse gazeta italiane e ‘Perugia Today’ ka shkruar për të se “Vendi i shqiponjave rrëfehet nga pianoforte e Marsida Konit, shqiptare me origjinë, e adaptuar nga Perugia në lidhje me pianisten e talentuar.’’
Është e pranishme tashmë me CD-ja e saj “Muzika shqiptare e pianos”. Këtu ka përzgjedhur krijime nga Simon Gjoni, Çesk Zadeja dhe Tonin Harapi, gjeneratës së parë të kompozitorëve profesionistë.
Më pas të një brezi të mëvonshëm, Pëllumb Vorpsi, Thoma Simaku dhe Vasil Tole. Në këtë regjistrim ajo ka paraqetur një pasqyrë unike të muzikës së kompozitorëve shqiptarë të shekullit të 20-të.
Jeta dhe veprimtaria e saj
Marsida Koni ka lindur në Shqipëri në vitin 1981. Ajo filloi të studiojë piano në moshën 4 vjeçare.
Në moshën 9 vjeç, regjistroi për Radio Kombëtare Shqiptare dhe në moshën 11 vjeçe luajti si soliste me Orkestrën Filarmonike të qytetit të tij të lindjes së saj në Elbasan.
Në vitin 1999 u diplomua nga Liceu i Artit kombëtar në Tiranë dhe fitoi konkursin për të hyrë në Akademinë e Arteve në Tiranë.
Nga 1999-2003, Ishte koha kur studioi Universitet, me rezultate të shkëlqyera ajo ishte fituese e bursave shtetërore.
Rrugëtimi i saj vjen nga një e kaluar si studente në Akademinë e Arteve ku hap pas hapi falë mësimit të saj të vullnetshëm ajo kishte dëshirë dhe ta përhapte muzikën shqiptare.
Në vitin 2003, fitoi konkursin shtetëror për rolin ligjërues në Fakultetin e Muzikës.
Në vitin 2005 mori diplomën në Konservatorin “B. Maderna “në Cesena, ku në vitin 2007 ka fituar Diplomën Akademike të nivelit të II në Piano.
Ka marrë pjesë në Masterclasses krah mjeshtreve të shquar si, E. Ashkenazy, P. Masi, E. Pastorino etj.
Veprimtaria e saj në shumë çmime ndërkombëtare vijnë si soliste dhe me orkestër, dhe muzikantë dhome në festivale të mëdha në Shqipëri, Maqedoni, Kroaci Itali, Zvicër, Gjermani.
Marsida Koni është bashkëshortja e klarinetistit ndërkombëtar Piero Vincenti. Tashmë ajo vazhdon rrugëtimin e saj artistik në Itali, po pa harruar të promovojë si gjithmonë kulturën e saj duke mbledhur sa më shumë muzikë autentike shqiptare, dhe të rikthehet herë pas here në Shqipëri, në vendin që i takon më shumë.