MENU
klinika

Rasti "Kumanova"

Maqedoni/ Autoritetet premtuan hetim ndërkombëtar

09.12.2018 - 11:57

Gati katër vite nga luftimet e 9 dhe 10 majit të vitit 2015, institucionet në Maqedoni kanë lënë në harresë epilogun e vërtetë gjyqësor për këtë rast.

Hetimi për të kuptuar motivet e grupit të armatosur ishte premtuar nga kreu i BDI-së, Ali Ahmeti pak ditë pas përleshjes së armatosur.

Maqedoni/ Autoritetet premtuan hetim ndërkombëtar  konica.al
Maqedoni/ Autoritetet premtuan hetim ndërkombëtar konica.al

Kjo do një hetim shumë të fortë, por që do edhe angazhimin e hetuesisë ndërkombëtare sepse nuk është aq e thjeshtë të shohim deri në inde se në shërbim të kujt ishin, çfarë qëllimi kishin dhe çka deshën të realizojnë”, tha Ahmeti.

Duke u thirrur në Qeveri reformatore, edhe kryeministri Zoran Zaev pak muaj pas marrjes së mandatit kishte premtuar një hetim ndërkombëtarë për Lagjen e Trimave.

Nuk duam të kemi dilema për çështje të paqarta e të cilat janë në interes të qytetarëve. Besojmë se bashkë me bashkësinë ndërkombëtare do të gjejmë mundësinë për hapjen e një hetimi ndërkombëtarë për këtë rast”, pohoi Zaev.

Premtime të ngjashme ishin dhënë edhe në Kosovë. Kumanova ishte temë bisedimi edhe në takimin e parë në nivel kryeministrash mes kryeministrit Zoran Zaev dhe kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj. Megjithatë ekspertët vlerësojnë se të dy vendet, si pasojë e prezencës së nivelit të lartë të krimit në organet hetuese, nuk kanë fuqinë dhe vullnetin e mjaftueshëm për hetim ndërkombëtarë të rastit Lagja e Trimave.

Hetimin ndërkombëtarë për rastin Lagja e Trimave e kërkuan edhe familjarët e të dënuarve për këtë rast para godinës ku pak javë më parë po mbahej mbledhja e përbashkët e qeverive të Kosovës dhe Shqipërisë.

Për rastin e Lagjes së Trimave, u shqiptuan 746 vjet burg për 33 pjesëtarët e grupit të Kumanovës, 7 prej të cilëve me burg të përjetshëm. Në ngjarjet e 9 dhe 10 majit të vitit 2015 në Lagjen e Trimave në Kumanovë mbetën të vrarë 10 pjesëtarët të grupit të armatosur dhe 8 pjesëtarë të policisë. /Konica.al/

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN