MENU
klinika

Përgjigjet mjeku

Çfarë duhet t’i shtojmë ujit dhe përse?

04.03.2023 - 17:30

“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacienti:Çfarë duhet t’i shtojmë ujit dhe përse?

Mjeku: Uji është baza e jetës. Njeriu e ka të nevojshëm dhe e përdor çdo ditë. E keni menduar ndonjëherë të shtoni diçka në shishet tuaja për shije dhe jo vetëm?

Më poshtë do të lexoni disa varietete që mund të përdorni dhe përfitimet që mund të keni nga përdorimi i tyre.

– Çaj jeshil, gjethe mente, limon jeshil (lime) – Për të shkrirë dhjamin, tretje, dhimbje koke, bllokim në rrugët e frymëmarrjes.

– Luleshtrydhe dhe kivi – për një shëndet të mirë kardiovaskular, mbrojtje të sistemit imunitar, rregullim të nivelit të sheqerit, tretje.

– Kastravec, Limon jeshil (lime) dhe limon – Për menaxhimin e peshës së ujit në trupin tuaj, fryrje, kontroll të oreksit, hidratim, tretje.

– Limon, limon jeshil (lime) dhe portokall – Për tretje, vitamin C, mbrojtje imuniteti, urth. ( Kjo konsumohet në temperaturë dhome)

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN