MENU
klinika

Astrologia shpjegon 5 arsyet

Muaji Mars do ndryshojë jetën e disa shenjave

05.03.2023 - 13:32

Muaji Mars do ndryshojë jetën e disa shenjave. Astrologia, Mandi Rose ka zbuluar disa ngjarje që do ndodhin përgjatë këtij muaji, e sipas saj, ndryshimet do të jenë rrënjësore për disa shenja. Mandi tregon se Venusi dhe Jupiteri do të futen në shenjën e Dashit, duke sjellë pozitivitet dhe mundësi për personat që kanë lindur në këtë muaj. Në një video të publikuar në ‘Tik Tok’, Mandi tregon 5 arsyet se përse muaji Mars do sjellë energji të re.

“Energjia që do të ndjejmë ndërsa shkojmë në mars do të jetë krejtësisht e ndryshme nga energjia që do të ndjejmë kur dalim nga marsi”-thotë Mandi.

Arsyeja 1- Kemi 7 planetë, 7 trajnerë të jetës që lëvizin në shenjat e zodiakut, kështu që kjo është një ndryshim i madh energjie në vetëm një muaj të shkurtër.

Arsyeja 2- Plutoni, i cili luan mbi: kontrollin, manipulimin, egon, pushtetin do luftojë në shoqëri. Ai po bën lëvizje pas 15 vitesh në Bricjap. Tani ai po zhvendoset në Ujor, ku nuk ka qenë që nga viti 1777.

Arsyeja 3- Saturni. Po ndodh lëvizja e shenjave. Saturni po largohet nga shenja e zodiakut në Ujor, ku ndodhet prej 3 vitesh. Tani ai po zhvendoset te Peshqit, ku nuk ka qenë për 30 vjet. Kjo do të thotë se do të ketë mësime të reja, mundësi rritjeje, sfida dhe beteja.

Arsyeja 4- Marsi. Ai fluturon përmes një shenje të zodiakut në rreth 6 javë. Por, ai ka ngecur në Binjak që nga gushti i vitit 2022, kështu që ai po bëhet nervoz dhe është gati për të ecur përpara.

Arsyeja 5- Ndodh çdo vit në solsticin pranveror rreth 20 marsit, por në vitin 2023 do të shikohet hëna e re në Dash. Kjo është shumë unike sipas Mandit. Një muaj më vonë, më 20/04/2023, ne do të kemi një hënë të re të dytë në Dashi. Kjo do të jetë një hënë blu dhe një eklips dhe Dashi është zona e qiellit që do shfaqet.

Në fund, Mandi tregoi se 1 marsi, ishte dita më me fat e këtij viti pasi Venusi dhe Jupiteri u bashkuan në qiell.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


"Voynich protoroman"

Zbulohet misteri 600-vjeçar