Për turistët që vizitojnë Shkodrën, tashmë do të jetë shumë e lehtë të marrin informacion të detajuar për qytetin me vetëm një klikim.
Janë nxënësit e gjimnazit “28 Nëntori” të cilët në kuadër të një detyre shkolle, kanë ndërtuar websitin dhe kanë instaluar hartën dixhitale me barkodet në të gjithë qytetin.
Geraldi gjatë verës ka punuar në një hotel në Velipojë dhe shqetësimi më i madh i turisteve ishte mungesa e informacionit.
Në “Visit Shkodra”, ka të përmbledhur gjithçka për Shkodrën, që nga historia, kultura, atraksionet turistike, hoteleria e madje edhe shërbimet e urgjencës.
Dy mësueset, Teuta Tula dhe Alketa Axhemi thonë se e gjithë kjo punë është bërë me vetëm 100 mijë lekë të vjetra buxhet.
Një projekt i tillë kushton mijëra euro por nxënësit ia kanë dhuruar bashkisë dhe Ministrisë së Turizmit, falas.