MENU
klinika

Puishtimi rus

Përparim i ngadaltë në zbatimin e sanksioneve kundër oligarkëve

05.03.2023 - 14:49

Gjermania po bën përparim të ngadaltë në zbatimin e sanksioneve kundër oligarkëve dhe institucioneve ruse, thuhet në të dhënat e Qeverisë gjermane.

Gjermania ka ngrirë 5.25 miliardë euro asete që u takojnë oligarkëve rusë që janë sanksionuar që kur Rusia nisi pushtimin e Ukrainës një vit më parë, thuhet në të dhënat e Ministrisë gjermane të Financave, raporton Reuters.

Kjo shifër është 4.28 miliardë euro gjashtë muaj më parë. Ministria ndau këto informacione në përgjigje të një kërkese nga anëtari i Parlamentit gjerman, Christian Goerke, shkruan Radio Evropa e Lirë.

Sipas ligjit gjerman të sanksioneve, personat e shënjestruar nga sanksionet e Bashkimit Evropian duhet të deklarojnë menjëherë asetet e tyre. Nëse nuk e bëjnë këtë, ata mund të përballen me gjobë apo deri në një vit burgim.

Deri më tani, tetë oligarkë kanë raportuar 31 asete në Bundesbank, thuhet në të dhënat e Qeverisë gjermane.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Intervista nga DW e ministrit gjerman të Bujqësisë

“Shqipëria të shmangë gabimet e BE në bujqësi”