MENU
klinika

Luhet mbijetesa dhe Europa

Superliga zbret sot në fushë me 2 takime

05.03.2023 - 18:02

Superliga shqiptare e futbollit do zhvillojë sot dy ndeshjet e para për javën e 24-t. Me fillim nga ora 13:00 në fushë do zbresin katër skuadra. Në Ballsh, Bylis luan me Erzenin, ndërsa në Rrogozhinë luhet dueli mes Egnatias dhe Kastriotit.

Bylis momentalisht mban vendin e parafundit në renditje me 26 pikë, teksa Erzeni me 32 pikë pozicionohet në vendin e pestë me 32 pikë, vetëm tre pikë më pas se zona evropiane. Dueli i sotëm vlen për zonën evropiane dhe atë të mbijetesës.

Edhe në duelin e Rrogozhinës mes Egnatias dhe Kastriotit është e njëjta situatë. Vendasit janë në pozicionin e katërt me 34 pikë, ndërsa Kastrioti me 23 pikë mbyll klasifikimin si i fundit.

Nesër zhvillohen tre sfidat e tjera në mbyllje të javës së 24 në futbollin shqiptar, teksa spikat derbi mes Partizanit dhe Tiranës që luhet në “Air Albania” me fillim në 19:00.

Superliga – java 24:

E diel 13:00

Bylis – Erzeni

Egnatia – Kastrioti

E hënë

13:00 Laçi – Kukësi

16:00 Teuta – Vllaznia

19:00 Partizani – Tirana

Shkëlqejnë 3 futbollistë të Kombëtares

Legjionarët më të vlerësuar të fundjavës

Futbollisti jep lajmin e ëmbël pas shënimit të supergolit

Granit Xhaka do të bëhet baba për herë të tretë

Flik: Pyesni lojtarët!

Barça nuk fiton dot pa Jamal!

Erjon Bogdani karikon mesfushorin e Kombëtares

“Inter besoji Asllanit, nuk të zhgënjen! Broja për Milanin”