“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.
Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.
Pacienti: A ka efekte negative stresi kronik?
Mjeku: Trupi nuk mund të bëjë dallimin midis rrezikut fizik ose psikologjik. Kur ju jeni të stresuar, trupi juaj reagon njësoj si në një situratë jetë a vdekje, edhe pse arsyeja mund të jetë komplet e ndryshme, si: trafiku i ngarkuar, pagesa e një fature, provimi etj.
Nëse keni përgjegjësi të mëdha, kjo do të shkaktonte një reagim emergjent stresi që nëse zgjat shumë kohë, atëherë sistemi i stresit do të jetë i vështirë të ndalojë.
Sa më gjatë jemi të ekspozuar ndaj stresit, aq më të mëdha janë mundësitë që të krijohen probleme në shëndetin tonë.
Stresi kronik prish gati çdo sistem në trupin tonë. Ai mund të rrisë presionin e gjakut, të çrregullojë sistemin imunitar, të rrisë rrezikun e problemeve në zemër dhe infarktin, të përshpejtojë procesin e plakjes. Stresi afatgjatë mund të sjellë edhe dëmtim të trurit, duke e lënë atë më të prekshëm nga ankthi dhe depresioni.
Aparati lëvizës përbëhet nga kockat, ligamente, tendina, artikulacione, muskuj. Indi lidhës përbën pjesën dërrmuese dhe luan rolin kryesor në stabilitetin në këtë sistem lëvizës. Është pikërisht indi lidhës që dëmtohet nga prania e stresit kronik afatgjatë, si rezultat i prodhimit të hormonit kortizol në gjendrën e mbiveshkës. Ky hormon është një antiinflamator shumë i mirë, pjesë e sistemit tonë të mbrojtjes. Por kur sasia e prodhimit të kortizolit është e madhe, ndodh transformimi i proteinës (tullës bazë të indit lidhës) në sheqer. Edhe më e dëmshme do të jetë situata kur prania e stresit kombinohet me mbingarkesë në punën e përditshme. Kjo është arsyeja që aparati ynë lëvizës degradon gradualisht nga ky proces.
Nëse në harkun kohor të një viti në jetën e individit ndodhin ngjarje me shumë ndikim, si: vdekja e një njeriu te dashur, ndarja në çift, probleme në marrëdhënie, probleme në punë ose shkollë, probleme financiare etj, është e sigurtë që në aparatin tonë lëvizës do të manifestohen çrregullime dhe fillimi i patologjive të para. Problemet që shkaktohen në aparatin lëvizës janë: dhimbje mesi, dhimbje qafe, dhimbje shpine, dhimbje gjunjësh, dhimbje kyçesh, dhimbje koke, marrje mendsh, humbje përqendrimi, dhimbje muskulare e përgjithshme (fibromialgji). Simptomat zakonisht fillojnë shumë ngadalë, por janë të qëndrueshme. Njerëzit në fillim kanë qëndrim mohues ndaj simptomave. Ata fillojnë t’i marrin seriozisht këto shenja kur intensiteti i dhimbjes shtohet, lëvizshmëria e personit ulet ndjeshëm dhe dhimbja është konstante gjatë gjithë kohës.
Reduktimi i stresit ose eliminimi i tij shihen si hapi i parë drejt shërimit nga një problem i aparatit lëvizës.
Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.