Këngëtarja e njohur Fifi dhe partneri i saj, Adis Patushi do të bëhen prindër të një djali.
Fifi zbuloi lajmin me anë të disa fotove të publikuara në Instagram.
“Mami Fifi po e bën babi Adisin me çun prap”, shkroi këngëtarja, e cila është 7 muajshe shtatzënë.
Fifi do të bëhet nënë për herë të parë ndërsa Adis Patushi ka edhe një djalë me ish bashkëshorten, modelen Adrola Dushi. Ish-çifti janë prindër të një djali, të quajtur Troi i cili jeton në Amerikë.
Lajmin se do të bëhej nënë, Fifi e ka dhënë gjatë interpretimit në Festivalin e Këngës në RTSH, ku tregoi se po përjetonte emocione të dyfishta.
“Jam njeriu më i lumtur në botë. Unë po pres një fëmijë! Kënaqësia më e madhe është se nuk kam kënduar vetë, kam kënduar me fëmijën tim brenda. Zoti i bekoftë të gjitha mamatë”, deklaroi në skenën e madhe të Pallatit të Kongreseve.
Gjatë një interviste, Fifi u shpreh se kur njohu Adisin e kuptoi se çfarë ishte dashuria dhe se vetëm tani ia ka bërë zemra “bam” për herë të parë.