Ministria greke e Mbrojtjes njoftoi se të martën nga ora 10.00 deri në orën 18.00 do të jetë jashtë funksionit sistemi i kontrollit online të pasaportave dhe kartave ID. Për pasojë do të ketë vështirësi deri në ndalim të plotë të hyrjes dhe daljes nga dhe drejt Greqisë prej të gjitha vendeve kufitare me të, siç është Shqipëria, Maqedonia e Veriut apo Turqia.
Probleme pritet të hasen edhe me lëvizjet nga vendet e Bashkimit Europian siç është Bullgaria por edhe në aeroportet e vendit, por në këto raste nuk do të pengohet qarkullimi ndërkufitar.
Burime policore thanë i Top Channel se do të përditësohet sistemi i verifikimit të të dhënave të shtetasve që hyjnë e dalin në vend duke iu shtuar edhe parametra të tjerë identifikimit që kanë të bëjnë me shtetasit në kërkim për vepra të ndryshme penale brenda Greqisë por që nuk ishin në sistemin e kërkimit të zonës ‘Shengen’. Ndaj ftohen udhëtarët të përshtaten me oraret e lajmëruara me qëllim shmangien e pritjes në pikat kufitare. Situata do të normalizhet gjatë orëve të mbrëmjes, sqaron ministria greke e mbrojtjes së qytetarit.