MENU
klinika

Ndryshime në Elbasan dhe Dibër

Lëvizje në Polici, Çipa emërohet në Gjirokastër

07.03.2023 - 10:30

Ndryshime të reja janë bërë në Policinë e Shtetit. Bëhet me dije se Ardian Çipa nga Drejtor i Policissë Vendore Elbasan, emërohet Drejtor i DVP Gjirokastër. Bledar Çeliku, nga Gjirokastra emërohet tek Drejtoria e Standarteve në Drejtori të Përgjithshme.

Ndërsa në Elbasan komandohet drejtues Ilir Proda, i cili më herët mbante postin e nëndrejtorit për Policinë Kriminale në këtë Drejtori. Në Dibër emërohet drejtues Lorenc Shehu. Edhe në Lezhë ka patur lëvizje, por ende nuk janë të konfirmuar emra konkretë.