MENU
klinika

Ja data kur publikohet në Netflix

Pjesa e dytë e “I am Georgina” është gati!

07.03.2023 - 12:21

Platforma televizive “Netflix” ka njoftuar se pjesa e dytë i “I am Georgina” për jetën e influencueses dhe partneres së Cristiano Ronaldos, do të ketë premierë botërore më 24 mars.

“I am Georgina 2” shënon rikthimin në ekran të modeles, nënës dhe biznesmenes, e cila këtë herë do të tregojë për jetën në Jaca, ku është rritur si fëmijë e deri në pjesëmarrjen në “Grammy Latine”.

Ajo po ashtu në këtë dokumentar do të trajtojë edhe lindjen e binjakëve dhe vdekjen e njërit prej tyre.

Në kopertinën e këtij dokumentari, Georgina shfaqet duke mbajtur në duar gjëra të ndryshme, e madje edhe një top futbolli.

“I am Georgina” është një reality shou i prodhuar nga Komodo Studio për Netflix dhe në sezonin e tij të parë, i publikuar në janar 2022, ishte ndër 10 programet më të ndjekura në 62 vende, me 80 milionë orë të ndjekura në 28 ditët e para.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Nga puna si shitëse deri tek njohja me CR7

Georgina Rodriguez, së shpejti në Netflix!