MENU
klinika

Mund Tiranën në derbi

Partizani ‘vesh’ kryeqytetin të kuq

07.03.2023 - 12:48

Derbi i kryeqytetit vishet i kuq, falë fitores 2-0 të Partizanit ndaj Tiranës, duke u ngjitur në krye të renditjes, edhe pse janë në kuotën e 40 pikëve së bashku me bardheblutë. Kjo për shkak të epërsisë në ndeshjet me kryeqytetasit, skuadra e ‘Demave’ kap kreun.

Në një ndeshje me shumë ndërprerje për hedhje materialesh piro-teknike në fushë, ku që në fillim u dëmtuan të dy portierët, më pas hedhja e vazhueshme e kapsollave dhe tymueseve e detyroi arbitrin Xhaja të ndalonte përkohësisht takimin.

Kjo e bëri lojën efektive të derbit mjaft të ulët, megjithatë nuk e ndaloi dot Partizanin të merrte një fitore të vyer sa për aspektin sportive, ashtu edhe për moralin.

Në minutën e 20-të, pas një harkimi të Hadroj, nigeriani 23-vjeçar Christian Mba, i harruar nga mbrojtja bardheblu, e dërgon topin në rrjetë dhe u dhuron avantazhin “Demave”.

Në minutën e 41-të, një ndërhyrje e Hadroj ndaj Patric, bëri që arbitri Xhaja të sinjalizonte për penallti për Tiranën, megjithatë pas verifikimit të rastit në VAR, ajo u anulua

Në pjesën e dytë Partizanit në minutën e 63-të fitoi një penallti, por Bekaj priti goditjen nga pika e bardhë që u ekzekutua nga Telushi.

“Të kuqtë” dominuan edhe për pjesën e mbetur të takimit dhe Cara i sapo future në fushë, në topin e parë që prek, përfiton nga mosmarrëveshja e Beiratçes me portieri Bekaj, duke i rrëmbyer topin për të çuar shifrat në 2-0.

Me këto shifra u mbyll ky derbi pas 96 minutash dhe Partizani vijon të ketë ecuri pozitive në derbet ndaj Tiranës, me skuadrën e Colellas me fitoren e dytë rradhazi të ndeshjes më të madhe të futbollit shqiptar.