MENU
klinika

"Askush të mos mohojë përgjegjësinë!"

Flet babai i Evegjeni Mickës që humbi jetën në aksidentin tragjik

07.03.2023 - 15:55

Babai i Evgjeni Mickës, e cila humbi jetën në aksidentin e trenave në Tempi, ka treguar momentet e vështira që kalon ai dhe familja pas humbjes së vajzës, duke iu bërë thirrje autoriteteve që personat e përfshirë, të mbajnë përgjegjësi.

Ai ka thënë gjatë një interviste për mediet greke, se askush nuk u ka vajtur për ndihmë në shtëpi, as psikologë të cilët mund të lehtësojnë sadopak dhimbjen e tyre. Mes të tjerash babai i së resë u ka bërë apel gazetarëve që të mos shqetësojnë partnerin e saj, i cili fatmirësisht i mbijetoi tragjedisë.

“Kanë kaluar orë e ditë dhe unë jam më mirë. Problemin më të madh e ka nëna e saj dhe vajza ime tjetër”, tha fillimisht babai i Evgjenisë dhe vazhdoi duke thënë se askush nuk ka ardhur për të ndihmuar.

“Asnjë psikolog. Asgjë, askush. Të vetmit që na ndihmuan dhe i falënderojmë shumë, ishin disa zonja psikologe, kur shkuam për të marrë trupin”, tha ai.

“Kam dëgjuar shumë, disa të vërteta, disa gënjeshtra. Po mundohem t’i sqaroj. Patjetër që ishte faji i dikujt. Por gabimi njerëzor doli i rregullueshëm. Unë nuk kam celular, nuk kam dua të flas me këdo, personalisht askush nuk më ka kërkuar të më them asgjë”, tha ai.

Ai rrëfeu se vajza e tij mori diplomën në fillim të dhjetorit dhe kishte vetëm ëndrra në jetën e saj.

“Vajza ime po shkon… Tani çfarë t’ju them tjetër… Mos e shqetësoni familjen tjetër. Gjithçka që shihni në foto, ishte Evgjenia. Ata morën fëmijën tim bashkë me gjithçka tjetër. Askush nuk duhet të mohojë përgjegjësinë”, ka rrëfyer babai i 19 vjeçares.

Eksperti i sigurisë: Ja si do të përfundojë beteja e Rusisë

SHBA dhe Greqia mbyllin ambasadat e tyre në Kiev

“Kemi lidhur kontratë për t’i mësuar fëmijëve gjuhen shqipe”

Rama prezanton 8 mësuesit e parë në Greqi