MENU
klinika

Vendimet e VAR-it në Angli

Ja kush është ekipi më i “përkëdhelur” i Premier Ligës!

07.03.2023 - 16:44

Vendimet e VAR-it duket se e kanë ndihmuar Arsenalin në garën për titull këtë sezon, pavarësisht se “Topçinjtë” kanë ngelur të zhgënjyer nga vendimet e teknologjisë këtë sezon.

Skuadra e Mikel Artetës kryeson +5 pikë nga Mançester Siti i vendit të dytë, ndërsa në 12 javët e mbetura të Premier Ligës synon titullin e parë kampion në pothuajse dy dekada.

Por londinezët janë ndierë të vjedhur nga disa vendime të marra gjatë muajit të fundit, përfshirë gabimin e gjyqtarit Li Mejson në ndeshjen kundër Brentfordit në “Emirates”.

Ai nuk pa golin e barazimit të Ivan Tonejt, i cili duhej anuluar dhe kërkoi ndjesë. Por statistikat e reja të “ESPN” tregojnë se Arsenali nuk i ka aq keq marrëdhëniet me VAR-in. Ata kanë pasur 5 vendime në favor të tyre këtë sezon dhe shumëpak klube të tjera kanë pasur mëshumë fat me vendimet pro.

Ndërkohë që rivalët për titull të Mançester Sitit kanë pasur vetëmnjë vendim në favor të tyre deri më tani. Dhe vetëm Sauthemptoni që lufton për të mos rënë nga kategoria, ka një qasje neutrale me skuadrën e arbitrave në “Sotckley Park”. “Shenjtorët” nuk kanë pasur asnjë vendim të vetëm në favorin e tyre.

Në anën tjetër të klasifikimit, është UestHemi në vendin e parë, me 8 vendime në favor, pasuar nga londinezët e Brentfordit me 7,ndërkohë që Fulhami, Liverpuli dhe Njukasëlli kanë pasur 6 momente pro tyre falë teknologjisë.”Reds”-at janë më të “përkëdhelurit” nga forcat e mëdha të Premier Ligës në këtë klasifikim.

Futbollisti jep lajmin e ëmbël pas shënimit të supergolit

Granit Xhaka do të bëhet baba për herë të tretë

Flik: Pyesni lojtarët!

Barça nuk fiton dot pa Jamal!

Erjon Bogdani karikon mesfushorin e Kombëtares

“Inter besoji Asllanit, nuk të zhgënjen! Broja për Milanin”

I ka bindur të gjithë përveç… Silvinjos

Milani bën gati ofertën për Kristian Shpendin