07.03.2023 - 16:48
Conference League do zhvillojë ndeshjet e raundit të 1/8 me eliminim direkt. Në Firenze, këtë të enjte në 21:00 zhvillohet Fiorentina – Sivasspor, me UEFA-n që ia ka besuar këtë duel arbitrave nga Shqipëria. Enea Jorgji do jetë kryesor i këtij takimi, me elbasanasin që po ngjit shkallët edhe në kompeticionet evropiane.
Ndihmësa të tij në linjat anësore do jenë Denis Rexha dhe Ridiger Çokaj. Arbitër i katërt do jetë Juxhin Xhaja, teksa në VAR do jenë portugezët Luis Godinho dhe Helder Malheiro.
Kjo është e disata herë që UEFA i beson arbitrave shqiptarë në nivele të tilla, teksa Conference League duket një ligë e preferuar për ‘bilbilat’ shqiptarë.
Arbitrat: