MENU
klinika

Një person në gjendje kritike për jetën

Plagosje me thikë në lagjen ‘Rus’ në Shkodër

08.03.2023 - 12:48

Plagosje me thikë në lagjen ‘Rus’, në hyrje të tregut. Burime për Dosja.al bëjnë të ditur se në konflikt janë përfshirë dy persona, njëri prej të cilëve ka nxjerrë thikën duke e qëlluar në bark, tjetrin.

Personi i lënduar është shtruar në spitalin e Shkodrës, aty ku është në gjendje kritike për jetën. Policia mësohet se ka shoqëruar autorin e dyshuar.

Ende nuk dihen motivet e plagosjes dhe emrat e personave të përfshirë. Policia nuk ka dalë me një informacion zyrtar mbi ngjarjen.