MENU
klinika

“Poor Shakira”!

Pique mëse i gatshëm të hedhë hapin e madh me të dashurën e re

09.03.2023 - 09:53

“Qentë le të lehin, karvani ecën përpara”. Gerard Pique dhe Clara Chia Marti duket se tanimë nuk ndikohen aspak nga opinioni publik për lidhjen e tyre.

Jo vetëm kaq! Dyshja së bashku po ndërmarrin një hap shumë të rëndësishëm, për marrëdhënien e tyre.

Sipas programit ‘’Fiesta’’ ish-lojtari i Barcelonës dhe partnerja e tij do të martohen së shpejti.

Ky hap është shumë i madh për ish-futbollistin, i cili edhe pse në lidhje 11-vjeçare me Shakirën, nuk e mori një vendim të tillë.

Edhe pse në këtë situatë kishte gisht këngëtarja, e cila nuk ishte pro një dasme, siç e pranoi edhe në disa deklarata të së shkuarës.

“Më frikëson shumë. Nuk dua që ai të më shohë si grua, preferoj që ai të më shohë si të dashurën e tij”, është shprehur Shakira më parë.

Nga ana tjetër kujtojmë që Gerard Pique ka “zyrtarizuar” lidhjen e tij me Clara Chia Marti-n në rrjetet sociale. Ish-mbrojtësi i Barcelonës, ka publikuar foton e parë së bashku me të dashurën e tij në Instagram.

Çifti dukeshin pranë njëri-tjetrit, duke shënuar kështu daljen e tyre të parë së bashku para ndjekësve me dëshirën e tyre.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Këngëtarja merr mendimin e avokatëve

Taktika e Shakirës për t’i marrë fëmijët Pique

E thërrasin me nofkën “La Patrona”

Shakira ka pasur konflikte me partneret e miqve të Pique

Ka pranuar t`ia falë tradhtinë disa herë?

Dalin detajet e reja të ndarjes së Shakirës me Pique