Vijon rënia e monedhës Euro, kundrejt lekut shqiptar. Banka e Shqipërisë njofton se këtë të enjte një euro u shit me vlerën 114.4 lekë, ose 0.26 lekë më pak se të mërkurën kur vlera e shitjes u regjistrua në 114.66.
Rënia ka nisur prej fillimit të muajit mars, një periudhë jo e zakontë kjo për këtë trend të monedhës europiane. Kjo e fundit zakonisht shënon ulje gjatë verës me ardhjen e emigrantëve dhe gjatë festave të fundvitit. Kjo zbritje e euros këtë periudhë është e ngjashme me trendin e shënuar në dhjetor, kur euro arriti nivelin më të ulët historik 112.8 lekë në 28 dhjetor 2022.
Ulja e euros është tregues i pranisë me tepricë të monedhës europiane në vendin tonë. Shkaqet e rënies së euros janë remitanca, paraja informale, norma e interesit e Bankës së Shqipërisë që detyrojnë bizneset të marrin kredi në euro.