Në një video live Edi Rama u ka bërë thirrje studentëve që të dialogojnë nesër në orën 11 siç paralajmëroi më herët.
Ai është shprehur se nëse bëhen bashkë me qeverinë ata mund të zgjidhin problemet e sotme, por edhe ato që do të vijnë nesër.
Rama në fjalën e tij theksoi se duhet një strategji e përbashkët mes qeverisë dhe studentëve, ndërsa theksoi se kjo strategji kjo do t’i hapte rrugën përmirësimit dhe zgjidhjeve të probleme të arsimit të lartë.
“Problemet e arsimit të lartë nuk janë të reja dhe të panjohura. Nevoja për më shumë financim, kushte sociale në tërësi është e ditur. Dua ta them qartë se: as ulja e tarifave, as problemet e tjera, nuk adresojnë sëmundjet, por thejsht simptomat e saj. Duhet të bëjmë shumë më shumë akoma. Unë nuk dua që ata të shpërndahen me një fitore prej lëmshi.
Kjo e imja nuk është taktikë, por një bindje se pikërisht tani duhet hartuar një strategji studentët-qeveri, por edhe me ata pedagogë, që duhet të dalin nga rrethi vicioz. Studentët pa qeverinë dhe anasjelltas nuk bëjnë asgjë.
Të kuptohemi mirë, studentët dhe forcat e shëndetshme akademike nuk janë pa mëkate. As qeveria nuk është pa kusure, mua as nuk më shkon mendjen se qeveria duhet ta lë pas këtë duke kaluar lumin me uljen e tarifave e pastaj për ti bëjë naftën kalit. Të rrimë shtrembër sa të duam, por të flasim drejt.
Për mua që ta dini se është e lehtë të kërkoj në qeveri një manovër taktike, por për hirë të vërtetës që studentët duhet të flasin përmes një përfaqësie, kjo është pak e çuditshme që spo ndodh. Adresimi i disa kërkesave financiare-logjistike nuk do të luante ujin e ndenjur.
Jam shumë i bindur se ky është moment i artë për të ndërtuar një mekanizëm bashkëqeverisëse me studentët, që të adresojmë një qasje këndgjerë për problematikën e universitetit. Problemet e universitetit nuk janë as të panjohura dhe as të reja, dhe jo aq të rënda sa 5 vjet më parë. Nevoja për financim infrastrukturë, kushte mësimore dhe sociale në tërësi, është e ditur, por dua ta them qartë sot: as ulja e tarifave, as investimi në konvikte, as biblioteka e re shkencore apo të tjera si këto, që janë gjëra që po bëhen apo mund të bëhen, nuk adresojnë sëmundje ”, tha Rama.