MENU
klinika

Detaje nga operacioni i BKH

Kontrolle në shtëpinë e Arben Ahmetajt, çfarë u gjet

09.03.2023 - 22:11

Byroja Kombëtare e Hetimit ka zhvilluar mbrëmjen e sotme (9 mars) kontrolle në banesën e partneres së ish zv kryeministrit Arben Ahmetaj.

Gjatë kontrolleve janë gjetur një shumë e madhe parash në prerje euro.

Panorama Tv meson se kontroll ka pasur edhe në banesën e ish-bashkëshortes së Ahmetajt.

Disa ditë më parë është bërë një padi penale në SPAK ndaj ish-zv.kryeministrit Arben Ahmetaj.

Padia ka të bëjë me një vilë që sipas Paditësit e ka përfituar nga Arben Ahmetaj në Hamallaj nga pronari i inceneratorëve, Klodian Zoto, duke e lidhur drejt për drejt me korrupsionin e kësaj afere.

Paditësi pretendon se vila u porosit nga Klodian Zoto dhe tani është emër të bashkëjetueses së Ahmetajt, Eriola Hoxha dhe kap vlerën e 1 milionë eurove.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


SPAK po heton rolin e tij në aferën e inceneratorëve

BKH kontrollon shtëpinë e ish-zv.kryeministrit Arben Ahmetaj