MENU
klinika

"Hetimet në këtë fazë kanë përparuar"

Kontrollet në vilën e partneres së Ahmetajt dhe banesën e ish-gruas së tij, gazetarja Lala jep detaje

09.03.2023 - 22:56

Gaetarja e kronikës, Klodiana Lala ka dhënë detaje lidhur me zbarkimin e Byrosë Kombëtare të Hetimit në banesën e partneres aktuale të Arben Ahmetajt, dhe banesën e ish-bashkëshortes së tij.

Në një lidhje për emisionin “Open” në News24, Lala u shpreh se kur arrihet në fazën e kontrolleve në banesa do të thotë se hetimet kanë përparuar dhe janë drejt fundit.

Në shtëpinë e ish-bashkëshortes, që ka filluar në orën 14:40 dhe ka përfunduar në orën 15:20 minuta, rezulton se nuk janë gjetur para, ndërsa janë marrë disa dokumente që vlerësohen të rëndësishme për hetimet.

Në momentin që shkon tek kontrolli apo në ambiente të tjera do të thotë se hetimet në këtë fazë kanë përparuar dhe më pas pritet që Prokuroria të dalë me një vendim në lidhje me fatin e zotit Ahmetaj.

Prokuroria ka kërkuar edhe nga autoritetet e huaja ligj zbatuese për të konfirmuar nëse Ahmetaj ka qëndruar në këto hotele që janë paguar nga Zoto, apo janë dokumente që nuk konsiderohen provë ligjore” tha ndër të tjera Lala.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


SPAK po heton rolin e tij në aferën e inceneratorëve

BKH kontrollon shtëpinë e ish-zv.kryeministrit Arben Ahmetaj