MENU
klinika

Pasojat

Janë trend, por ekspertët thonë se cigaret elektronike të bëjnë keq

10.03.2023 - 17:30

Vapet janë në trend, po edhe komode pasi mund të pihen në ambiente të mbyllura. Megjithatë ekspertët thonë se nuk janë aq të padëmshme sa duken, madje të bëjnë keq.

Si funksionojnë

Kur pini këto cigare, lëngu me apo pa nikotinë nxehet dhe prodhon aerosol. Avulli që formohet thithet, siç ndodh me cigaret elektronike “tradicionale”, por, ndryshe nga këto, vapet nuk mund të rikarikohen.

Cigaret elektronike njëpërdorimshe nuk lëshojnë tym, por vetëm një aerosol që është pak i dukshëm. Edhe në një klasë për shembull, nëse një nxënës do ta pinte fshehurazi një vape, mësuesi s’do ta kuptonte. Kjo sepse edhe nëse ka nikotinê, aroma e saj mbytet nga shija e vapes.

Çfarë përmbajnë

Shumë cigare elektronike janë pa nikotinë por përmbajnë të tjera substanca që mund të jenë toksike. Gjenden brenda lëngut, ose çlirohen gjatë aerosoleve. Ka me aromë e me shije mjedre, nenexhik, coca cola, pjepër dhe shumë të tjera.

Sa përdorues ka?

Zyrtarisht sipas të fundit Raport të Institutit të Lartë të Shëndetësisë, konsumatorët janë 2.4 përqind e popullsisë dhe shumica e tyre janë duhanpirës “të dyfishtë”, domethënë ata pijnë duhan, preferojnë edhe këto cigare.

Rreziku

Ato janë testuar vetëm për përdorim ushqimor, dhe jo për përdorim inhalator. Pra deri më sot nuk e dimë nëse mund të krijojnë probleme kur kalojnë nëpër rrugë respiratore. Është e vërtetë që me cigaret elektronike thithet nga aerosoli jo pak tym. Kështu që ende nuk dihet lidhja midis tyre dhe kancerit të mushkërive.

Varësia

Shumë cigare elektronike përmbajnë kripëra të nikotinës. Është testuar se krijojnë katër herë më shumë varësi se nikotina në cigaret tradicionale. Përthithen shumë më shpejt se nikotina në cigaret tradicionale dhe arrijnë shpejt në sistemin nervor qendror.

Rreziqe të tjera si prishja e dhëmbëve dhe bronkiti mund të vijnë nga kimikatet potencialisht të dëmshme si propilen glikol ose glicerinë, të cilat mund të irritojnë dhëmbët dhe mishrat e dhëmbëve dhe nxisin bronkitin, ngjirjen e zërit, dhimbje të fytit dhe përkeqësim të astmës.

Dëmtimi i mjedisit

Cigaret e njëpërdorshme zgjasin përafërsisht 600 “pufka”, rreth dy ditë nëse përdoret në një mënyrë të rregullt. Pasi të konsumohet duhet të asgjësohet së bashku me mbeturinat elektronike. Gjë që jo të gjithë e bëjnë.

Nuk është i përshtatshëm për të gjithë!

Rastet shëndetësore kur nuk duhet të konsumoni xhenxhefil

Si të dalloni rastet problematike

4 përgjigje për dhimbjen e papritur të gjurit

Nga shërimi i diarresë tek infeksionet vaginale

Arrat ndihmojnë në shërimin e këtyre sëmundjeve

Flasin mjekët për faktet që duhet t’i dini

A është gjenetike sëmundja e depresionit?