MENU
klinika

Çështja mund të përfundojë në KAS

Mblidhet KQZ/ Sot skadon afati për Alibeajn

11.03.2023 - 10:34

KQZ do të mblidhet sërish sot në një seancë publike për të vazhduar procesin e përgatitjes së zgjedhjeve vendore të 14 majit. Në axhendën e KQZ, duke filluar nga ora 11:00, janë disa vendime për t’u marrë nga Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve.

Sot do të diskutohet edhe afati 48 orë i vendosur nga Komisioneri i Zgjedhjeve Ilirjan Celibashi për Partinë Demokratike që Lulzim Basha të firmoste si kryetar partia deklaratën solemne të parashikuar në Kodin Zgjedhor për tu regjistruar në zgjedhje. Çështja mund të përfundojë për t’u zgjidhur në Komisionin e Ankimeve dhe Sanksioneve në KQZ, nëse Komisioneri do t’i qëndrojë deklaratës se PD nuk e kalon pa plotësim dokumentesh.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve miraton listën e anëtarëve të Komisioneve Zonale të Administrimit Zgjedhor (KZAZ-ve), të propozuar nga Partia Demokratike zyrtare.

Çështje të mbartura

“Për shqyrtimin e kërkesës së partisë politike “Partia Bindja Demokratike”, për regjistrimin si subjekt zgjedhor në zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 14 maj 2023”.

“Për shqyrtimin e kërkesës së partisë politike “Lëvizja për Zhvillim Kombëtar”, për regjistrimin si subjekt zgjedhor në zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 14 maj 2023”.

Çështje për shqyrtim rishtas

Projektvendim “Për plotësimin e vakancës në Këshillin e Bashkisë Mat, me kandidatin nga lista shumemërore e Partisë Socialiste të Shqipërisë, zj. Ana Gazmir Hysa”.

Projektvendim “Për plotësimin e vakancës në Këshillin e Bashkisë Dibër, me kandidatin nga lista shumemërore e Partisë G 99, z. Klodian Kapllan Përshaku”.

Projektvendim “Për plotësimin e vakancës në Këshillin e Bashkisë Kolonjë, me kandidatin nga lista shumemërore e Partisë Demokracia Sociale, z. Arjan Andon Çikopana”.

Projektvendim “Për plotësimin e vakancës në Këshillin e Bashkisë Shkodër, me kandidatin nga lista shumemërore e Partisë Social Demokrate të Shqipërisë, z. Durim Adem Bullakja”.

Vlerësim i raportimeve të veprimtarive me karakter publik të disa institucioneve, për periudhën 24 shkurt – 2 mars 2023.

Projektvendim “Për shqyrtimin e kërkesës së qendrës mediatike MCA – Press & Gir për vëzhgimin e zgjedhjeve për organet e qeverisjes vendore, të datës 14 maj 2023”.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


"Do vlerësojmë në fund se kush ka tagrin e kërkesës"

KQZ ‘ngec’ te PD: Berishës i mungon vërtetimi i gjykatës