MENU
klinika

"Pension dhe shlyerje borxhesh për familjet"

Aksidenti në Greqi/ Qeveria prezanton paketën mbështetëse

11.03.2023 - 13:02

Qeveria greke ka prezantuar paketën mbështetëse për të dëmshpërbluar dhe mbështetur familjet e viktimave dhe të lënduarit e aksidentit fatal në Tempi të Larisës, ku 57 persona kryesisht të rinjë humbën jetën tragjikisht.

“Jeta e njeriut nuk vlerësohet. Detyra minimale e shtetit, në këto rrethana, është të lehtësojë dhe mbështesë, me modesti dhe respekt, të afërmit e viktimave dhe të plagosurve të aksidentit tragjik të trenit në Tempi,” Thuhet ndër të tjera në njoftimin zyrtar të qeverisë.

Në paketën mbështetëse parashikohet një pension i posaçëm në favor të familjeve, fshirja e borxheve dhe kredive që janë marrë nga viktima ose nga familjarët, përjashtimi nga tatimet mbi trashëgiminë si dhe e drejta e emerimit në shtet për një pjesëtar të familjesë së viktimës.

-Masa e pensionit të posaçëm përcaktohet çdo muaj katërfishi i pensionit kombëtar dhe do të rregullohet çdo vit, me rritjen e pensionit kombëtar.

-Në konsultim me institucionet bankare dhe drejtuesit e kredisë, me iniciativën e tyre, fshihen detyrimet e kredisë për familjet e viktimave , që rrjedhin nga kontratat e banesave apo kredive personale.

Po ashtu, qeveria e udhehequr nga kryeministri grek kiriakos mitsotakis është zotuar se do të mbulojë të gjitha shpënzimet spitalore për të dëmtuarit, do u ofroi sudentëve që ishin në bnord  të drejtën e transferimit gjatë vitit kalendarik si dhe pikë shtesë në Provimet Kombëtare të viteve 2023, 2024 dhe 2025.

Do të ofrohet mbështetje psikologjike e personalizuar  falas të familjeve të viktimave, të plagosurve dhe pasagjerëve, qoftë në zyra të posacme por edhe në shtëpi.

Qeveria njoftoi gjithashtu se për të ofruar sa më shpejtë dhërbimet për familjet e viktimave, të lënduarve dhe atyre që ndodhen në bord, po krijohet një strukturë dhe linjë telefonike e posaçme për të mbështetur dhe proceduar shpejt të gjitha rastet për masat.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Tragjedia në Larisa pas përplasjes së dy trenave

Paralajmërohet grevë 48 orëshe në Greqi

“Nuk do fshihemi pas gabimit njerëzor”

Mitsotakis kërkon falje për tragjedinë në Greqi


Eksperti i sigurisë: Ja si do të përfundojë beteja e Rusisë

SHBA dhe Greqia mbyllin ambasadat e tyre në Kiev

“Kemi lidhur kontratë për t’i mësuar fëmijëve gjuhen shqipe”

Rama prezanton 8 mësuesit e parë në Greqi