Studentët kanë vazhduar edhe sot protestën e tyre kundër tarifave shkollore.
Në ditën e gjashtë të protestës, studentët kanë deklaruar se nuk do të ketë tërheqje deri në plotësimin e kërkesave të tyre dhe se kjo protestë nuk ka asnjë lidhje me politikën.
Por duket se nuk është dhe aq apolitike.
Rasti i fundit është ai kryetarit të PD të Paskuqanit, i cili i bashkohet protestës duke mos pasur asnjë lidhje me të.
Ai është Petrit Fejzullahu, ish-financier në ISKSH.
Ndërkohë studentët sot më herët bënë të ditura edhe disa kërkesa.
KËRKESA E PLOTË E STUDENTËVE
Drejtuar: Ministrisë së Arsimit dhe Sportit
Ministres së Arsimit dhe Sportit Znj. Lindita Nikolla
Lënda: Kthim përgjigje me shkresë zyrtare
1. Përgjysmim i tarifës së studimi
2. Rritja nga 10% në 50% e peshës totale të votës së studentëve për të zgjedhur kandidatët për dekan/rekor dhe rritja e përfaqësisë së studentëve në senatin akademik me 20%. 3. Mbështetur në nenin 99 mbi Këshillet Studentore, Ligji i Arsimit të Lartë pika 2 kërkojmë që Bordi i Administrimit të IAL-ve të ketë numër të barabartë votash si nga Ministria e Arsimit dhe Sportit dhe IAL-të dhe të shtohet një përfaqësues në këtë bord nga studentët.
4. Mbështetje e studentëve për kërkime shkencore.
5. Mbështetje e studentëve të doktoraturës me fonde për kërkimin shkencor.
6. Përmirësim i kushteve të konvikteve të Universiteteve.
7. Dyfishim i buxhetit për arsimin e lartë.
8. Pajisja e të gjithë studentëve me kartën e Studentit brenda vitit akademik 2018-2019.
Presim përgjigje zyrtare me shkrim deri në orën 14:00. Kërkesa drejtohet nga Këshilla studentor.