MENU
klinika

Shpërthen skandali në NBA

“LeBron Xhejms merr doping, e di kush ja jep”

12.03.2023 - 16:08

LeBron Xhejms është në qendër të vëmendjes në NBA për shkak të formës së tij fantastike dhe rekordeve që basketbollisti vazhdon të thyejë, me të fundit që ishte ai i lojtarit me më shumë pikë në historinë e NBA, duke ja kaluar Karim Abdul-Xhabar.

Gjithsesi duket se për “Mbretin” kanë shpërthyer disa akuza të rënda, që ai merr lëndë të ndaluara si doping.

Këtë e ka thënë ish-luftëtari i UFC-së Kal Sonen, i cili gjithashtu thekson se e njeh personin që ja jep këtë gjë 38-vjeçarit.

“Kur lojtarët e tjerë të marrin vesh se çfarë bën ai, ata do ta shohin si diçka që nuk është e rëndësishme. Por nëse ata e dinë se çfarë efektesh jep kjo substancë, idetë e tyre do të ndryshojnë. LeBroni dhe unë kemi të njëjtin shpërndarës droge dhe e di shumë mirë se çfarë ai merr. EPO të rrit rruazat e kuqe në gjak dhe të jep një staminë për të luajtur fort gjatë ndeshjeve. Është mbret për të rritur performancat, prandaj e marrin çiklistët”, u shpreh Sonen, duke marrë një vëmendje të madhe të mediave sportive.

Futbollisti jep lajmin e ëmbël pas shënimit të supergolit

Granit Xhaka do të bëhet baba për herë të tretë

Flik: Pyesni lojtarët!

Barça nuk fiton dot pa Jamal!

Erjon Bogdani karikon mesfushorin e Kombëtares

“Inter besoji Asllanit, nuk të zhgënjen! Broja për Milanin”

I ka bindur të gjithë përveç… Silvinjos

Milani bën gati ofertën për Kristian Shpendin