12.03.2023 - 18:05
Kanë përfunduar 3 sfidat e javës së 27-të të Premier Ligës.
Arsenali ka mposhtur në transfertë Fulhemin me rezultatin 3-0. Fitorja u vulos që pjesën e parë falë Gabrielit, Martinelit dhe Odegardit. Me këtë triumf, “Topçinjtë” shkojnë në kuotën e 66 pikëve dhe vijojnë rrugën drejt titullit.
Nga ana tjetër Junajtidi dhe Sauthemptoni ndanë pikët në “Old Trafford”. “Djajtë e Kuq” ngelën me 10 lojtarë në minutën e 34’ pasi Kasemiro u ndëshkua me karton të kuq.