MENU
klinika

Detajet

Nesër studentët protestë me libra te MAS

09.12.2018 - 21:34

Para tubimit masiv të martën, studentët kanë paralajmëruar protestë edhe nesër.

Grumbullimi i studentëve të Tiranës nis si gjithmonë nga sheshi “Nënë Tereza” nga ora 08:30 deri në 09:30.

Më pas do të vazhdojë marshimi drejt Ministrisë së Arsimit duke ndjekur rrugën e zonës së Bllokut.

Studentët e Universiteteve në rrethe ftohen të bashkohen në orën 10:00 para MAS, ku nis dhe zyrtarisht protesta.

“Jo negociata, vetëm plotësim të kushteve! Dhjetori i dytë vazhdon” thuhet në njoftimin e Bashkimit Kombëtar Studentor.

Ndryshe nga ditët e tjera, veç pankartave studentët janë ftuar të marrin dhe nga një libër me vete.

Ndërkohë Rama ka ftuar në dialog studentët nesër në orë 11:00, live në facebook.

“Në rrugën drejt Shqipërisë 2030!“

Rama, të dielën takim me shqiptarët në Londër

Lejuan personin e tretë misterioz në makinën e viktimave të largohej

Masakra në Dobraç/ Gjykata jep vendimin për 4 efektivët e “Shqiponjave”

“E gjithë Shqipëria në Tiranë!”

Berisha njofton protestën e radhës