MENU
klinika

Nuk dihen motivet

Shpërthim me lëndë plasëse, ç’ndodhi gjatë natës në Lezhë

13.03.2023 - 14:09

Shpërthim me lëndë plasëse në një banesë në Lezhë.

Ngjarja ndodhi rreth orës 02:00, në fshatin Ungrej.

NJOFTIMI I POLICISE
Rreth orës 02:00, në fshatin Ungrej, në verandën e banesës së shtetasit P. P. 57 vjeç, ka shpërthyer lëndë plasëse, duke shkaktuar vetëm dëme materiale. Shërbimet e Policisë po ushtrojnë kontrolle në terren dhe në ambiente të dyshuara, për gjetjen dhe arrestimin e autorit/ve.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vazhdon veprimet hetimore për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/re.