MENU
klinika

Dramë në Shkodër

Vllaznia rrëzohet nga Superliga

14.03.2023 - 18:16

Superliga e basketbollit për meshkuj është në javën e 16-të. Gjithçka nisi dje në Vlorë, aty ku në Pallatin e Sportit “Flamurtari”, Apolonia mundi 86-81 Vllazninë. Me këtë rezultat, shkodranët që gjenden në vendin e fundit të klasifikimit edhe zyrtarisht janë të rrëzuar nga Superliga e basketbollit për në Kategorinë e Parë.

Sporti i dytë më i ndjekur në Shkodër, pas futbollit, detyrohet të mos jetë në elitë. Pas largimit të sponsorizuesve, gjendja e basketbollit shkodran është vështirësuar së tepërmi, me ekipin që nuk është më pjesë e elitës së basketbollit.

Ndeshja e djeshme në Vlorë foli për fierakët, që fituan bindshëm në periodën e dytë dhe të katërt, duke dalë në fund me avantazhin e pesë pikëve (86-81). Më i miri te Apolonia ishte Robert Uhitfield me 20 pikë dhe gjashtë asiste, ndërsa te Vllaznia spikati Smith me 19 pikë dhe 10 asist.

Në kuadër të javës së 16-të të Superligës për meshkuj në basketboll, sot zhvillohen dy përballje. Besëlidhja kryesuese luan në “Farie Hoti” me Tiranën ndjekëse (19:30), ndërsa në 18:00 Kamza luan me Teutën.

Renditja:

Futbollisti jep lajmin e ëmbël pas shënimit të supergolit

Granit Xhaka do të bëhet baba për herë të tretë

Flik: Pyesni lojtarët!

Barça nuk fiton dot pa Jamal!

Erjon Bogdani karikon mesfushorin e Kombëtares

“Inter besoji Asllanit, nuk të zhgënjen! Broja për Milanin”

I ka bindur të gjithë përveç… Silvinjos

Milani bën gati ofertën për Kristian Shpendin