MENU
klinika

EMRI+FOTO

Humbi jetën pasi u rrëzua në Kishën e Laçit, kjo është gruaja

15.03.2023 - 10:51

Ditën e djeshme një besimtare humbi jetën në Kishën e Shna Ndout në Laç, pasi gjatë pelegrinazhit për në kishë u rrëzua.

Personi që shihni në foto është 75-vjeçarja që humbi jetën shtetësja Gjele Biba, e cila pas incidentit menjëherë u dërgua për në spitalin e Traumës mirëpo fatkeqësisht humbi jetën gjatë rrugës.

“Rreth orës 11:30, tek Kisha “Shna Ndout”, në vendin e quajtur “Te shpella”, dyshohet që shtetasja Gj. B. 75 vjeçe, banuese në Ungrej, ka qenë pjesë e pelegrinazhit dhe është rrëzuar aksidentalisht duke rënë disa metra më poshtë.

Është bërë transportimi i saj me ambulancë për në Spitalin e Traumes Tiranë për ndihmën e nevojshme mjekësore, por si pasojë e dëmtimeve fizike të marra, ka ndërruar jetë rrugës për në spital”, thuhet në njoftimin e policisë.

 

 

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN