MENU
klinika

U arrestua me 113 mijë euro

Dëshmia e efektivit të RENEA-së: Paratë i kam për hallet e mia, nuk jam pjesë e grupeve kriminale

15.03.2023 - 14:20

Detaje të reja kanë dalë nga dëshmia e efektivit të RENEA-së Altin Morina, që u arrestua ditën e djeshme në Tiranë. Mësohet se Morina ka deklaruar para policisë që lekët i ka tërhequr nga banka dhe se i ka për hallet e veta. Po ashtu ai ka mohuar se është pjesë e ndonjë grupi kriminal.

“Janë tërhequr në bankë dhe i kam marrë për hallet e mia. Nuk kam kryer asgjë të jashtëligjshme dhe nuk jam pjesë e asnjë grupi kriminal”, ka thënë Morina.

Pas kësaj dëshmie policia po kryen verifikime për transaksionet bankare të Morinës dhe familjarëve të tij.

Kush është Altin Morina?

39-vjeçari është prej vitesh pjesë e strukturës policore. Karriera e tij ka nisur në strukturën e sotme të AMP, (Agjencia e Mbikqyrjes Policore), ish-SHÇBA e dikurshme. Altin Morina punoi në vitin 2012 në SHçBA dhe më pas kaloi në radhët e Policisë, ku qëndroi si oficer në Komisariatin nr.3 në Tiranë. Nga atje, karriera e tij njohu vetëm rritje, pasi më pas drjetoi komisariatin e Policisë në Ballsh. nga Ballshi, Morina kaloi në RENEA ku ishte në detyrë deri në momentin e arrestimit.

Ai sot akuzohet për veprat penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, “Fshehja e të ardhurave”  dhe “Shpërdorimi i detyrës”. Hetimet vijojnë për të zbuluar origjinën e shumës së madhe të parave që efektivi i policisë kishte me vete. Ka dyshime se përvecc lidhjes me eksponentë të caktuar të krimit në Shqipëri, ish-efektivi mund të ketë qenë i përfshirë në dhënien e parave me fajde. Arrestimi i tij është një tjetër alarm për përbërjen e trupës policore, ku Morina është i disati efektiv i RENEA-s që kapet në shkelje të ligjit.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN