MENU
klinika

"Mediu dha urdhrin që të silleshin armët në fabrikë"

Humbi djalin 7-vjeç në tragjedinë e Gërdecit, Durda hedh akuza për zyrtarët e lartë

15.03.2023 - 19:58

Zamira Durda e ëma e 7-vjeçarit që humbi jetën në tragjedinë e Gërdecit tha se edhe pse kanë kaluar 15 vite që nga ajo ditë, nuk është vënë drejtësi. Në një intervistë për Euronews Albania, ajo nënvizoi se akuza për shpërdorim detyre për zyrtarët duhet të ndryshojë me patjetër.

Ajo ka lëshuar akuza ndaj ish-ministrit Fatmir Mediut duke thënë se fajtor i vetëm për tragjedinë është vetëm ky i fundit.

“Akuza shpërdorim detyre për vrasjen e 26 personave duhet të ndryshojë se s’bën. Pa urdhrin e ish-ministrit të mbrojtjes nuk mund të dilnin këto municione nga depot. Këto municione kanë qenë në depo. Urdhri atij bën që ata të dilnin në Fushë të Hapur. Fajtor për këtë tragjedi është Fatmir Mediu. Fajtor janë të gjithë që nga presidenti deri te kryeplaku I fshatit në atë kohë. Në këtë betejë jemi të gjithë bashkë. Duam drejtësi. Tek unë s’ka ndikuar aspak politika, as s’më ka ndihmuar dhe as s’më ka implikuar”- theksoi ajo.

Ajo shpreson që dosja e Gërdecit të zbardhet ndërsa shtoi se çdo informacion e dërgon në Strasburg.

“Kam besim se dosja e Gërdecit do të zbardhet. Nëse SPAK nuk zbardh çështjen e Gërdecit kot është. E kam dosjen të hapur, çdo vendim që merret këtu, informohet dhe Strasburgu. Zbardhjen e Gërdecit e kam kthyer në motiv të jetës time”- tha ajo.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


"Të burgoset kush të dojë, ne na humbën njerëzit e dashur"

Shpërthimi në Gërdec i mori familjarët, 15 vite pas tragjedisë flet vëllai i Shefkli Canit