MENU
klinika

Vllaznia eliminon Partizanin

Egnatia prek gjysmëfinalet e Kupës së Shqipërisë

15.03.2023 - 23:30

Kupa e Shqipërisë mbylli fazën çerekfinale për ndeshjet e kthimit. Sot në 13:00 në Laç, vendasit humbën 0-3 me Egnatian. Për herë të parë në histori, rrogozhinasit kalojnë në fazën gjysmëfinale të Kupës së Shqipërisë. Pas ndeshjes, trajneri i Laçit, Gentian Mezani ka folur për largimin nga ekipi. Po sot, në 17:00 Partizani fitoi 1-0 me Vllazninë, teksa shkodranët kalojnë më tej pasi fituan 3-1 në ndeshjen e parë. Dje në fazën gjysmëfinale të Kupës u kualifikuan Tirana dhe Teuta. Kështu, Egnatia, Vllaznia, Tirana dhe Teuta do mësojnë rivalët në shortin e FSHF-së.

Në stadiumin e Laçit, vendasit e Gentian Mezanit humbën 0-3 me Egnatian në fazën çerekfinale për ndeshjen e kthimit në Kupën e Shqipërisë. Për herë të parë në histori, Egnatia e drejtuar nga Edlir Tetova merr një biletë për në fazën gjysmëfinale. Dueli u hap në minutën e 20-të nga Fernando, me sferën që përfundoi pas krahëve të Selmanit edhe pas devijimit të mbrojtjes. Pjesa e dytë ishte me të njëjtin ton, teksa Redi Kasa shënoi një gol të bukur në të 54 minutë. Kur pritej reagimi i Laçit, miqtë shënuan golin e tretë. Edhe këtë herë u kujdes Fernando në të 66 minutë për dopietën personale. Tanimë Laçi është jashtë Kupës, teksa prej fillimit të shkurtit nuk ia del të fitojë. Ndeshja e parë mes tyre në Rrogozhinë përfundoi 0-0. Pas ndeshjes, trajneri i Laçit, Gentian Mezani ka folur për largimin nga ekipi.

Partizani fitoi 1-0 me Vllazninë në ndeshjen e kthimit për çerekfinalet e Kupës së Shqipërisë. Megjithë fitoren, “Demat” e Colellas eliminohen nga Kupa, kjo pas humbjes 3-1 në ndeshjen e parë. Kampionët në fuqi të Kupës, Vllaznia kalon më tej në një event që e ka fituar dy vitet e fundit. Nën rebeshin e shiut në kompleksin e Partizanit, vendasit e nisën mirë ndeshjen duke shënuar në minutën e 25-të me Mensah. Gafa e Bulatovic dhe Gurishtës ka nxjerrë zbuluar portierin Qarri, me Partizanin që kaloi në avantazh. Në fund Cara shënoi për 2-0, por kryesori Bajramaj me ndihmën e VAR anulluan golin. Kësisoj, Vllaznia është skuadra e katërt që kalon në gjysmëfinalet e Kupës së Shqipërisë.

Kupa e Shqipërisë – faza gjysmëfinale:

E mërkurë:

13:00 Laçi 0-3 Egnatia (0-0)

17:00 Partizani 1-0 Vllaznia (1-3)

Futbollisti jep lajmin e ëmbël pas shënimit të supergolit

Granit Xhaka do të bëhet baba për herë të tretë

Flik: Pyesni lojtarët!

Barça nuk fiton dot pa Jamal!

Erjon Bogdani karikon mesfushorin e Kombëtares

“Inter besoji Asllanit, nuk të zhgënjen! Broja për Milanin”

I ka bindur të gjithë përveç… Silvinjos

Milani bën gati ofertën për Kristian Shpendin