16.03.2023 - 10:41
Kryeministri Edi Rama e ka nisur ditën me pamje nga Lumi Vjosa që është shpallur dhe Park Kombëtar.
Rama ka ndarë një video, ku shihet Lumi Vjosa dhe në këtë mënyrë u uron dhe një ditë të mbarë të gjithë shqiptarëve.
“MIRËMËNGJES dhe me Parkun Kombëtar të Vjosës ju uroj një ditë të mbarë” shkruan Rama në postimin e tij në rrjetet sociale.
Kujtojmë që Lumi Vjosa, i cilësuar si lumi i fundit i egër në Evropë, është shpallur Park Kombëtar me vendim të Këshillit të Ministrave. Ministrja Mirela Kumbaro e bëri publik këtë vendimin të marrë pak ditë më parë dhe tha se janë 12 mijë hektarë që do jenë nën mbrojtje të shtetit.
VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN
"Eco Albania letër Ramës"
“Të shpallet Vjosa Park Kombëtar i kategorisë së dytë!”
Meta: U fitua beteja e parë!
“Lajm i mirë! Tani Vjosa të shpallet Park Kombëtar”
Betejat e shoqatave mjedisore në mbrojtje të tij
Konsiderohet si lumi i fundit i egër në Europë, Vjosa shpallet Park Kombëtar
"Lumi do të rrjedhë i lirë përgjithmonë"