MENU
klinika

I ribashkoi... Bubqi

Rikthimi pas ndarjes, paqe mes Ahmetajt dhe Ramës?

16.03.2023 - 10:44

Asnjë nuk zgjat përgjithmonë. As “ndarja” e kryeministrit Edi Rama me ish-zv.kryeministrin Arben Ahmetaj nuk mbeti pa asnjë bashkim. Kjo ka ndodhur sot, pasi kryeministri Rama ka publikuar fotot nga rindërtimi në fshatin Bubq.

“MIRËMËNGJES, dhe nga Bubqi i rilindur pas rrënimit, tashmë edhe me godinën që do të ofrojë të gjithë shërbimet publike, si edhe me shkollën e re, palestrën e amfiteatrin aty pranë, ju uroj një ditë të mbarë,“-shkruan në postimin e tij nga kreu i qeverisë.

Rikthimi pas ndarjes, paqe mes Ahmetajt dhe Ramës? I ribashkoi...Bubqi

Ndërkohë që postimin e ka ripostuar vetë Ahmetaj, i cili ka mbajtur postin e ministrit të Rindërtimit.

“Përplasja” mes tyre pati kulmin kur Agjentët e Byrosë Kombëtare të Hetimit dhe prokurorët e Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar “vendosën shiritin” në banesat e ish-zv.kryeministrit të vendit, Arben Ahmetajt. Ngjarja vjen pas një deklarate që bëri kryeministri Edi Rama. 

“Nëse unë do të kisha bërë rolin e gjykatësit, gjërat do të kishin qenë shumë më keq për ata që duan që unë të bëj rolin e gjykatësit,”-këtë fjali tha kryeministri Edi Rama sot në mëngjes, duke iu përgjigjur Ahmetajt pasi ky i fundit, i ftuar në “Opinion”, i kërkoi që të sillej si një kryeministër e jo gjyqtar.

“Unë Edi Ramës nuk i kam kërkuar ndonjëherë ndihmë, por po i jap një sugjerim. Nuk do të doja të isha në pozicionin e kryeministrit, të bëhesha gjykatës,”– thoshte Ahmetaj në “Opinion”.

Por mesa duket se ‘paqja’ mes tyre është rivendosur…e gjitha mesa duket falë Bubqit!

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


"Po rilind si një qendër e bukur rezidenciale"

Rindërtimi, Rama poston video nga Bubqi


Mijëra familje pa energji elektrike

Kaos në Britani nga stuhia ‘Bert’!

Vangjeli: Sky ECC u përdor nga politikanë, ministra e gjyqtarë…

“Prokuroria ka në dorë ‘ditarin’ e botës së errët të krimit”

“Bllokim total i Tiranës! Qytetarët do të vuajnë, por…“

“Mosbindja civile” protestë më 26 nëntor, Paloka zbardh skenarin