Seriali “Wednesday” ishte një fenomen i vërtetë në vitin 2022, jo vetëm në Netflix ku theu rekord pas rekordi, por edhe në rrjetet sociale si TikTok.
Ylli i shfaqjes televizive, Jenna Ortega, së fundmi në një intervistë për Jimmy Fallon tha se në sezonin e dytë, fansat e serialit, sidomos ata që preferojnë horrorin, do të jenë shumë të lumtur, pasi do të shohin më shumë skena horrori dhe më pak romancë. Ashtu siç i ka hije familjes Addams.
Ortega konfirmoi ndër të tjera se Wednesday do të vazhdojë me aventurat e saj në shkollën “Nevermore”, me më shumë mistere e ngjarje të çuditshme, por do jetë e përfshirë edhe në një trekëndësh dashurie.
Gjithsesi niveli romancës do jetë i ulur ndjeshëm.