MENU
klinika

Deklarata

Gjermania: KLP e KLGJ, gurë kilometrazhi për drejtësi të pavarur

10.12.2018 - 10:39

Ambasadorja gjermane në Tiranë Susanne Schutz thotë se këtë javë jemi përpara vendimesh të rëndësishme në kuadër të reformës shqiptare në drejtësi, prioritet i së cilës mbetet krijimi i KLP dhe KLGJ të cilat sipas saj janë gurë kilometrazhi për drejtësi të pavarur.

Përmes një njoftimi në Facebook, ambasadorja gjermane në Tiranë shprehet e bindur se Shqipëria ka mundësinë të konsolidojë shtetin ligjor.

Deklarata e plotë:

Këtë javë jemi përpara vendimesh të rëndësishme në kuadër të reformës shqiptare në drejtësi – një prej prioriteteve kyç në përafrimin e Shqipërisë me BE-në. Zgjedhjet e anëtarëve të Këshillit të Lartë të Prokurorisë dhe Këshillit të Lartë të Drejtësisë janë gurë të rëndësishëm kilometrazhi në rrugën drejt një sistemi të pavarur, profesional dhe efektiv drejtësise. Unë jam e bindur se Shqipëria ka tanimë mundësinë të konsolidojë shtetin ligjor dhe besimin në drejtësinë e saj.

Jozefina Topalli caktohet si drejtuese politike!

Tomorr Alizoti merr vendin e Ervin Salianjit në Elbasan!

Ministri i Financave: Do realizohet paralelisht me…

“Rivlerësimi i pasurive të paluajtshme, nuk do të bëhet këtë vit”

“Kush do të merret me llafe le të merret…”

Zyrtarisht nën hetim nga SPAK, reagon Benet Beci