MENU
klinika

"Praktikisht SPAK 'shkriu' Bashkinë e Bulqizës"

Arrestimi i kryebashkiakut Lefter Alla, reagon Artan Hoxha

16.03.2023 - 18:44

Gazetari investigativ, Artan Hoxha, është shprehur se me arrestimin e kryebashkiakut Lefter Alla, SPAK praktikisht “shkriu” Bashkinë e Bulqizës.

Komentet Hoxha i bëri gjatë një interviste për News 24, ku tregoi edhe për videon që i kishte nxjerrë më herët Lefter Allës, ku shfaqej në një lokal duke konsumuar kokainë.

Ai shtoi se nëse Alla do të ishte larguar nga pozicioni dhe nga vendi, do i kishte shpëtuar drejtësisë.

“Praktikisht SPAK dje ka shkrirë Bashkinë e Bulqizës. Unë kam thënë i kam dalë borxhit Lefter Allës, sepse i kisha thënë nëse do të ikte nga vendi, sot nuk do të ishte në burg. Unë kisha publikuar një video që shfaqej zoti Alla në një lokal, në banakun e tij, shfaqej duke konsumuar lëndë narkotike Kokainë. Problemi në rastin konkret ishte që përdoruesi ishte vendimmarrës. Megjithëse Bulqiza është një nga njësitë vendore më të varfëra në vend, është një prej qyteteve më të pasura të vendit me burimet që ka.

Banorët gjithmonë bëhen edhe më të varfër, ndërsa pushtetarët gjithmonë edhe më të pasur. Alla e mori pushtetin nga daja i vet. Në këto kushte kur kishim të bënim me një drejtues vendor, kjo nuk mund ti besohet një përdoruesi kokaine. Në fakt videon nuk e nxorri PD. Unë nuk shkova më tej nëse kishim të bëjmë me trafik të lëndëve narkotike, por thashë se ky nuk mund të qëndrojë më në detyrë”, u shpreh Hoxha.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


"Të kishte ikur që në atë kohë, sot nuk do përfundonte në burg"

Arrestimi i kryebashkiakut socialist, Artan Hoxha: I dola borxhit