Superliga shqiptare e futbollit do zhvillojë këtë fundjavë ndeshjet e javës së 26-të. Pesë duelet janë ndarë në dy ditë dhe në orare të ndryshme. Gjithçka nis të shtunë në 18 mars në orën 13:00, teksa stadiumi “Adush Muça” në Ballsh do presë duelin mes Bylisit dhe Tiranës. Po të shtunë në 17:00 luhet Erzeni – Kukësi në “Niko Dovana”. I programuar për në 16:00, përballja është zhvendosur me një orë.
Të diel në 13:00 luhen dy duele. Laçi pret Vllazninë, ndërsa Egnatia dhe Teuta luajnë në Rrogozhinë. Në 16:00 në kryeqytet, Partizani luan me Kastriotin në kompleksin e të kuqve.
Pas 25 ndeshjeve të zhvilluara në Superligë, Tirana kryeson me 43 pikë, dy më shumë se Partizani. Në vendin e tretë dhe katërt Egnatia dhe Vllaznia me 37 pikë. Në fund Laçi me 30 pikë, Bylis me 27 pikë dhe Kastrioti me 24 pikë.
Superliga – java 26-të:
E shtunë, 18 mars
13:00 Bylis – Tirana
17:00 Erzeni – Kukësi
E diel, 19 mars
13:00
Laçi – Vllaznia
Egnatia – Teuta
16:00 Partizani – Kastrioti