MENU
klinika

Në 2021 kandidoi për deputet në qarkun Kukës

Sfida e Alibeajt/ PD nxjerr kandidat për Vorën mjekun Ibrahim Bruka!

18.03.2023 - 23:19

Partia Demokratike ka nxjerrë si kandidat për zgjedhjet vendore 2023 në Bashkinë Vorë, Ibrahim Brukën. Lajmin e kanë bërë të ditur përmes një postimi në rrjete sociale vetë faqja zyrtare e PD.

Bashkëngjitur me foton e tij kanë publikuar edhe jetëshkrimin e kandidatit. Para dy vitesh, mjeku kandidoi për deputet në qarkun Kukës.

“Ibrahim Bruka, Kandidat i Partisë Demokratike për Kryetar Bashkie në Bashkinë #Vorë

Ibrahim Arif Bruka është lindur në 15 Shkurt 1962 në Ujmisht të Kukësit. Në vendlindje ka mbaruar arsimin 8-vjeçar të kohës. Arsimin e mesëm të përgjithshëm në vitit 1977-1981 në shkollën e mesme të bashkuar në Kukës. Gjatë viteve 1981-1982 kreu stazhin në prodhim. Në vitet 1982-1987 mbaroi studimet e larta Fakulteti i Mjekësisë, dega mjekësi e përgjithshme në Universitetin e Tiranës.

Ne vitet 1987-1988, Ibrahimi ka punuar si mjek i përgjithshëm në Kukës. Në vitet 1988-1991 ka kryer studimet post universitare për kirurgji dhe gjatë kësaj kohe është emëruar mjek kirurg në QSUT, Nënë Tereza, Tiranë.

Aktiviteti politik: Aktiv gjatë lëvizjes së dhjetorit 90’dhe në vazhdim pa shkëputje.

Në viti 2001 Ibrahim Bruka ishte kandidat për deputet dhe fitues në zonën 44 në Tiranë. Pjesëmarrës i përhershëm në të gjitha fushatat për zgjedhjet qendrore dhe lokale dhe i deleguar në Tiranë dhe në qarqe të tjera. Anëtar i komisionit të disiplinës, i votuar nga Këshilli Kombëtar i kohës nga viti 2005 deri në vitin 2009. I propozuar për çdo fushatë lokale dhe qëndrore si kandidat nga Tirana, Kamza, Vora dhe Kukësi. Pjesë e primareve reale në 2020 dhe fitues i garës. Aktualisht anëtar i KKPDSH, nga Kuvendi i Korrikut 2021. Asnjë lidhje me diktaturën personalisht por dhe nga familja.

Ibrahim Bruka kandidon për Bashkinë Vorë, me qëllimin e vetëm: T’i kthejë pushtetin vendor qytetarëve të Vorës, të cilët kanë nevojë më shumë se kurrë për një vizion e qasje të re të mirëqeverisjes!”- thuhet në postim.