“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.
Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.
Pacienti: A është e shëndetshme prirja e njerëzve për t’i kruar veshët?
Mjeku: Kjo nuk është fare pozitive. Në periudhën e verës, me frekuentimin e plazheve, djersitja ndikon për të krijuar te veshi një dermatit të lehtë të lëkurës (sëmundje e lehtë e lëkurës), por situata mund të rëndohet deri në infeksion. Kruarjet e shpeshta rrezikojnë që të acarohet vatra e infeksionit dhe të vazhdojë infeksioni në një shkallë më të avancuar.
Njerëzit kanë një prirje që përdorin materiale të forta për kruarjen e veshit, si: çelsat e makinës (tipike), rezervat e stilolapsave, kunjat e shkrepëses, thoin, karficat e flokëve, duke rrezikuar çarjen e daulles së veshit, duke prishur edhe funksionin normal të veshit.
Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.