MENU
klinika

Këngëtari vendos pikat mbi “i”

Shawn Mendes në një lidhje me Sabrina Carpenter?

19.03.2023 - 12:52

Shawn Mendes ka mohuar spekulimet se ai dhe Sabrina Carpenter kanë nisur një romancë.

“Ne nuk po takohemi”,-tha Mendes pwr programin televiziv holandez “RTL Boulevard”.

Mendes dhe Carpenter ndezën për herë të parë spekulime për marrëdhëniet në shkurt, kur llogaria e Instagramit Deuxmoi mori një informacion se dyshja dukeshin “shumë rehat” ndërsa “qartësisht ishin në një takim” në Horses në Los Angeles.

Një javë më vonë, ata u fotografuan së bashku në Los Angeles.

Mendes u përfol më parë se ishte në lidhje me 51-vjeçaren, Dr. Jocelyne Miranda, që nga vera e kaluar. Ai madje u pa duke shkuar pa këmishë në një shëtitje me të vetëm disa ditë para takimeve të tij publike me Carpenter.

Këngëtari i “Stitches” ishte më e herët në një lidhje me Camila Cabello. Ata u ndanë në nëntor 2021 pas dy vitesh së bashku.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Për të festuar 2 vjetorin e lidhjes

‘Arratisen’ Camila Cabello dhe Shawn Mendes

Këngëtarja reagon për herë të parë pas zërave...

A janë ndarë Camila Cabello dhe Shawn Mendes?