Laçi ka shtangur Vllazninë duke marrë 3 pikë tejet të rëndësishme në luftën për mbijetesë. Falë fitores 2-0 kurbinasit kanë shpëtuar nga shkarkimi trajnerin Gentian Mezani, ndërsa nga ana tjetër Vllaznia humbi mundësinë për të rikuperuar ndaj Tiranës kryesuese, që një ditë më parë barazoi 1-1 kundër Bylisit. Për rrjedhojë diferenca mes shkodranëve dhe bardhebluve ka mbetur 7 pikë.
Ndërkohë sfida tjetër e orës 13:00 mes Egnatias dhe Teutës është mbyllur në barazim 1-1, por ajo u ndërpre për 17 minuta për shkak të rrëmujave që shkaktuan tifozët në tribuna. Gjithçka nisi pas golit të durrsakëve dhe me pas mbështetësin rrogozhinas bëheshin protagonistë duke hedhur sende në fushë. Për pasojë pati edhe një dëmtim të lehtë të arbitrit të katërt Dorian Maletaj.
Laçi 2-0 Vllaznia
Egnatia 1-1 Teuta