MENU
klinika

Qeveria, bën gati projektligjin e ri

Si do të shiten pronat e konfiskuara nga shteti

19.03.2023 - 22:21

Prej gati 7 muajsh qeveria ka nisur aksionin për goditjen e paligjshmërisë në ndërtime, çka ka sjellë edhe konfiskimin e një numri të madh pallatesh, kryesisht në kryeqytete.

Për të përcaktuar mënyrën e menaxhimit dhe përdorimit të këtyre ndërtimeve, Ministria e Financave dhe Ekonomisë ka hedhur në konsultim publik një draft-ligj, i cili së shpejti do të kalojë për miratim në qeveri.

Sipas projekligjit, shteti mund t’i shesë ndërtimet e konfiskuara përmes një ankandi publik, ndërsa një pjesë tjetër mund t’i shfrytëzojë për nevoja të strehimit social apo për interes publik.

Pranë Agjencisë Shtetërore të Kadastrës do të krijohet Komisioni i Objekteve të Konfiskuara që do përcaktojë edhe mënyrën e administrimit të tyre.
Në projektligj thuhet se pronarët e truallit nuk kanë të drejta mbi pjesën e objektit të ndërtuar në tejkalim të lejes, por mund të marrin pjesë në programin e shitjes së objekteve të konfiskuara në cilësinë e subjekteve me të drejtë parablerje.

Vlerësimi i objekteve të konfiskuara do bëhet nga ekspertë në përputhje me vlerën reale të tregut

Fondi që do krijohet nga ndërtesat e konfiskuara në fund të vitit buxhetor do transferohet në një llogari të veçantë në Bankën e Shqipërisë.

Gjatë vitit 2022 Këshilli Kombëtar i Territorit ka konfiskuar 22 ndërtime të kryera në shkelje të lejes.