MENU
klinika

Ekspozita e Ramës në Athinë

Dendias: Kemi marrëdhënie të shkëlqyera me Shqipërinë

21.03.2023 - 10:44

Greqia dhe Shqipëria “gëzojnë marrëdhënie të shkëlqyera”, kështu u shpreh ministri i Jashtëm grek Nikos Dendias gjatë fjalës së tij në hapjen e ekspozitës së kryeministrit Edi Rama në Athinë.

“Kohët e fundit kontaktet tona janë shumë të shpeshta”, vuri në dukje Dendias në fjalën e tij pallatin në Zappeio Megaro të Athinës.

“Fakti që kemi mundësinë të presim veprat tuaja, sot në Zappeion, është dëshmi e ndjenjave miqësore që ekzistojnë mes nesh dhe që përfaqësojnë lidhjen e fortë mes popujve tanë”, shtoi ministri i Jashtëm grek.

Dendias iu referua karrierës artistike të Ramës, nga Parisi si piktor i ri, deri te transformimi artistik i qytetit të Tiranës dhe çmimi “Kryetari i Bashkisë së Botës” në vitin 2004.

“Edi Rama improvizon në letra me madhësi A4, të cilat përdoren tashmë në zyrën e tij. Me ngjyra të ndezura, me aftësi për të ndjekur gjestin artistik”, tha Dendias.

“Siç e ka rrëfyer edhe ai vetë, ky shkrim automatik artistik e ndihmon të përqendrohet edhe në detyrat e tij kryeministrore. Kështu formulon në praktikë një partneritet ekstrovert të artit me ushtrimin e politikës. Një element i përbashkët i veprave të tij është ndjenja e rrjedhës dhe lëvizjes dhe format biomorfike, të cilat duket se dalin, lindin nga njëra-tjetra”.

“Puna e Edi Ramës lidhet me perceptimin e tij për një art që lidhet ngushtë me jetën, një art që ka një rol social, një art i aksesueshëm për të gjithë”, tha Dendia.

“Sot do të kemi mundësinë të shohim se puna e Edi Ramës përmbys ndarjet konvencionale. Shihet me sy artistik, por shihet edhe me sy politik”, theksoi ai.

Në fund, Dendias falenderoi kryeministrin Rama “për mbështetjen praktike dhe me gjithë zemër ndaj shoqërisë greke pas aksidentit tragjik në Tempi”.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Pritet të çelë ekspozitën me pikturat e tij

Rama vizitë në Athinë, takime me Mitsotakis dhe Dendias