MENU
klinika

"Shtëpia do të më nxjerrë mua fajtor"

Po e vuan ndarjen nga Keisi? Kristi tregon si po e përjeton

21.03.2023 - 11:34

as largimit të Sabianit teksa pritej që lidhja midis Keisit dhe Kristit do të zhvillohej akoma më shumë, e kundërta ndodhi.

Pas këtij momenti këngëtarja vendosi të ndërpresë njohjen me Kristin. Së fundmi, në “darkën e të nominuarve”, Kiara i ka drejtuar një pyetje Aliajt: Si e kalove kaq shpejt ndarjen me Keisin?

Kristi ka deklaruar se jo gjithmonë duhet shumë kohë për të superuar diçka. Teksa shtoi se në një ambient toksik siç është shtëpia e “BBV” lidhja e tyre nuk mund të krijohej.

“Jo gjithmonë koha e tregon se si e rikuperon ti. Janë shumë elementë. Shtëpia e “BBV” është në kërkim të më nxjerrë mua fajtor, që unë kam qenë “fake”. Keisi ishte shumë konfuze dhe ma transmetonte atë. Mënyra se si rrinte, nuk merrte iniciativa më vetë. Nuk ishte e lehtë se ishte një javë shumë e ngarkuar që ishte ai nominimi si dënim. Pashë që në këtë ambient toksik ne do ta kishim shumë të vështirë të ndërtonim marrëdhënien tonë. Për ne është tepër të vazhdojmë në këtë ambient. Më mirë ta lejmë për tani,”-u shpreh ai.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN