MENU
klinika

Duket e çuditshme por ka projekte konkrete...

“Riciklimi i qyteteve”, e ardhmja e ndërtimeve

21.03.2023 - 11:44

Të riciklosh gazeta, shishe plastike apo mbetje të tjera, është tashmë një proces i zakonshëm, por të riciklosh ndërtesat është diçka krejt e rrallë. Zakonisht, mbetjet e ndërtesave të vjetra përfundojnë në landfill, mirëpo disa qytete kanë filluar t’i shfrytëzojnë sërish ato për ndërtime të reja. 

Industria e ndërtimit është konsumatori më i madh në botë i lëndëve të para. Vetëm ndërtesat e reja janë përgjegjëse për 5% të emetimeve vjetore të gazrave serrë. Megjithatë, qytetet në mbarë botën kanë filluar t’i kushtojnë më shumë vëmendje idesë së riciklimit të materialeve të ndërtimit. Disa madje kanë miratuar urdhëresa që kërkojnë nga ndërtuesit të realizohet kjo gjë.

Por, si mund të duket një qytet i bazuar në këto parime? Ekspertët po skicojnë projekte të qyteteve të tilla dhe shihet se në to mbizotëron materiali i drurit dhe çelikut. Megjithatë, rruga drejt ndërtimit të këtyre qyteteve është e gjatë dhe e vështirë, pasi ende nuk ka treg apo mjete që do t’i ndihmonin ndërtuesit.

Prishja dhe rindërtimi i një shtëpie

Prishja e një ndërtese është relativisht e lehtë: një buldozer ose ekskavator mund të rrënojë një shtëpi brenda disa orësh. Mirëpo i gjithë ky material i shkatërruar nuk mund të ripërdoret, ndaj digjet ose transportohet në landfill. Megjithatë, politikat po ndryshojnë. Në tetor të vitit 2016, qyteti i Portland në Shtetet e Bashkuara, miratoi një urdhër dekonstruksioni, duke kërkuar që shtëpitë e banimit të ndërtuara para vitit 1940 të dekonstruktoheshin, në vend që të prisheshin. Në këtë mënyrë, shumica e shtëpive në Portland u cmontuan mekanikisht dhe materialet u rujtën për ripërdorim.

Gjithsesi, dekonstruksioni ka disa sfida. Shembja e një shtëpie mund të zgjasë dy ditë gjithsej, por dekonstruksioni mund të zgjasë edhe dhjetë ditë. Gjithashtu, duke qenë se shtëpitë e vjetra nuk janë projektuar për t’u ricikluar, jo çdo material i përdorur në to mund të jetë i vlefshëm.

Pavarësisht të gjithave, ekspertët janë të mendimit se kjo do të jetë e ardhmja e ndërtimeve. Përveç përfitimeve të shumta shoqërore apo uljes së kostove, këto qytete do të jenë një faktor kyç në ruajtjen e mjedisit dhe hapësirës për brezat që do të vijnë.

"Isha 7 muajshe shtatzënë dhe kam ndenjur 12 orë ulur në studio"

Eni Vasili rrëfen sfidat e profesionit gjatë shtatzënisë

“365 ditë pa ty bos, po të dërgoj një…“

1 vit prej ndarjes nga jeta e Zef Dedës! Dedikimi prekës i Julit

Angelina nuk i lë ata të takojnë as gjyshërit

Prindërit e Brad Pitt kanë 8 vite pa parë nipërit dhe mbesat